Në një lidhje Skype me gazetaren Rovena Neziri në FaxNews ka qenë I ftuar aktivisti Namir Lapardhaja. Diskutimi u përqendrua te zhvillimet e fundit të aktualitetit politik dhe për zgjedhjet e 14 majit. Lapardhaja i pyetur nga Neziri mbi çështjen e parave ruse dhe Kryemadhit, u shprehë se kjo është një çështje e drejtësisë dhe se përdorimi i kësaj çështje në prag të zgjedhjeve është e drejtë e mazhorancës duke qenë se ka bërë një kërkesë për hetim, ashtu si ka të drejtë thotë aktivisti dhe opozita të risjellë çfarëdo lloj çështje. Për të opozita ka një problem të madh që është përçarja dhe fragmentizimi i saj në përfaqësimin e zgjedhjeve të 14 majit. Ndërkohë në anën tjetër thotë Lapardhaja është mazhoranaca më e unifikuar se kurrë që përdor çdo instrument, ,megjithëse e përfshirë në skandale të përditshme, ka synimin të fitojë një mandat tjetër.
Gazetarja: Si e keni parë çështjen e kërkesës për hetim të denoncimit të parave që vinin nga paratë ruse lidhur me Monikan Kryemadhin?
Lapardhaja: Pavarësisht se PS ka dy madate dhe është te e treta e përqendron te skandalet e opozitës, Kryemadhi, Meta, Berisha. Nuk e di nëse ka përdorur para ruse zonja Kryemadhi, hetimi do ta tregojë. Po përderisa një herë flitet bashkëshorti, një herë babai, një herë djali dhe nëse pushteti e përdor këtë mekanizëm pa të drejtë i ngelet opozitës të reflektojë. Nga njëra anë kemi një mazhorancë të mbytur nga skandale dhe e korruptuar nga ana tjetër kemi një opozitë të akuzuar për afera të mëdha korrupsioni për shkak qëndrimit të gjatë në pushtet.
Gazetarja: Në gjykimin tuaj, pse aktorët e opozitës akuzohen për përdorimin e parave ruse, dua të sjellë këtu dhe akuzat mbi z.Basha?
Lapardhaja: Edhe z.Basha ka patur hetime, po ka rezultuar që nuk ka qëndruar një e vërtetë e tillë. Problemi I opozitës nuk është vetëm përdorimi I parave ruse po dhe non-grata. Ballkani është i vëzhguar nga perëndimi. Është i qartë nga duhet të jetë orientimi i vendit.
Gazetarja: Rikthimi në vëmnedje i kësaj çështje si një përdorim në kuadër të fushatës zgjedhore?
Lapardhaja: PS është në të drejtën e saj si dhe opozita që ka të drejtë ti përdorë të gjitha çështjet, përderisa nuk kemi një opozitë të kulluar, një alternativë morale këto probleme do kemi. Pushteti mirë ose keq të konsumon.
Gazetarja: Çfarë do të ndodhë me këto zgjedhje, sa konkuruese do jetë PD, ndërkaq është dhe gara që kemi tre kanidatë për kryebashkikaë nga radhët e opozitës për Tiranën.
Lapardhaja: Është një problem shumë i madh, që kemi një mazhorancë të stërkonsumuar por futet me të gjithë arsenalin e unifikuar dhe nga ana tjetër një opozitë e fragmentizuar. Tani kemi një opozitë që është më larg pushtetit. Problemi është te përçarja dhe fragmentizimi i opozitës. Konflikti është i qartë, po mbushen dy vite, është shpallja non grata e z.Berisha. Është një situatë e trishtueshme për qytetarët, duhen shqetësuar të gjithë, vendi në këto kushte është pa opozitë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë shpresën te opozita.
Gazetarja: Kur thoni opozita kë keni parasysh, PD-në zyrtare apo koalicionin e z.Meta dhe z.Berisha?
Lapardhaja: Kur flas për opozitë flas për tërësinë e saj. Në veçanti të gjitha pjesët kanë problemet e tyre. Duhet të jem objektiv, PD ka problemet e saj, jo non grata korrupsioni si pjesa tjetër, po shfaqja e e kandidatëve ashtu si u bë.