Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur në afersi të fshatit Pishkash në Librazhd.
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin, nga një lartësi e konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën çifti i bashkëshortëve, ndërkohë që po ndërhyhet në zonën e aksidentit për të gjetur trupat.
Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, dhe gjendja shëndetësore e të gjithë të përfshirëve.
Makina mendohet të ketë rënë gjatë natës së mbrëmshme dhe është gjetur sot nga makinat e që kalojnë në mëgjes.
Njoftimi i Policisë:
Librazhd/Informacion paraprak
Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.
Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.