Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përmes një postimi në Tëitter është shprehur se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që, siç tha ai, po akuzohen për krime të rënda lufte.
Rohde është shprehur se drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme.
“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë”, shkroi ambasadori.
Gjatë ditës së sotme në Hagë është duke u mbajtur seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët njëzëri i kanë mohuar akuzat.