Në Belsh ka vizitorë në çdo muaj të vitit. Vetëm përgjatë fundjavave qyteza në “kerthizë” të Shqipërisë vizitohet nga afro 4 mijë persona.Turistët vijnë nga qytete të ndryshme por edhe nga jashtë Shqipërisë. Ata thonë se i tërheq natyra dhe qetësia e qytetit buzë liqenit. Ndër vizitorë ka nga ata që kërkojnë më tepër investime.
Përfaqësues të Bashkisë thonë se turistët kanë interes jo vetëm për qytezën por për zonat më në periferi të cilat kanë resurse të shumta për zhvillimin e agro-turizmit.
Edhe pse një atraksion turistik i veçantë, në Belsh mundësitë e punësimit, dhe ndërtimit të jetesës janë të pakta ndaj vitet e fundit qyteti dhe fshatrat përreth tij janë përballur me largime masive.
Turiste: Është hera e parë që vij. Unë jetoj në gjermani. Qenka shumë bukur, na la përshtypje shumë të mira. Është liqeni dhe një atmosferë mjaft tërheqëse. Në verë do rikthehem sërish me familjen.
Turist: Unë vij prej Puke, qenka shumë interesant. Nuk dua të them që liqeni është më i bukur se i Pukës, po aty-aty janë. Njerëzit duken tërheqës, ambjenti, ngjyrat. Do ta vizitoj sërish.
Albert Hysa: Është e vërtetë, Belshi është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, ku shumë vizitorë të huaj por jo vetëm vijnë këtu. Një nga arsyet që janë rritur vizitat, janë investimat e shumta, që nga sheshi, zona pikniku, kampera, bujtina, të gjitha në funksion të turizmit. 3000-4000 vizitorë çdo muaj. Janë dhe 84 liqene që e bëjnë më atratktiv këtë qytet.