Të paktën 8 pistoleta u zbuluan nga autoritetet policore këtë të hënë në Portin e Durrësit.
Burime për Faxnews bëjnë të ditur se armët e zjarrit u gjetën në një furgon me targa angleze në linjën e trageteve Durrës- Ankona.
Sakaq është shoqëruar dhe po merret në pyetje shoferi i furgonit.
Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar.