Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias ka folur së fundmi për çështjen e detit me Shqipërinë. Për ERT, Dendias tha se gjatë këtij viti priten zhvillime sa i takon çështjes.
Apostolos Maggiriadis: Një tjetër çështje e hapur është çështja e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe marrëveshja për detin. Ka një marrëveshje, për ta çuar mosmarrëveshjen në Hagë. Megjithatë, vitet e fundit nuk kemi pasur ndonjë përparim. Çfarë po ndodh?
Nikos Dendias: Jo, kemi asnjë përparim. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne.
Apostolos Maggiriadis: Mendoni se në vitin 2023 mund të kemi zhvillime në këtë fushë?
Nikos Dendias: Dhe sigurisht që mundemi. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 23-ës pres të kemi zhvillime.