Vladimir Putin do të dërgojë maturantët në pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë.
Rusia do të jetë në gjendje të regjistrojë rekrutët deri në 18 vjeç, të cilët më pas do të dërgohen në front si pjesë e ushtrisë së rregullt, sipas legjislacionit të ri.
Ligjet e reja, të vulosura këtë javë nga parlamenti i bindur i Putinit, hapin rrugën për rekrutimin e qindra mijëra rekrutëve të rinj.
Putin më parë siguroi prindërit e shqetësuar se nuk do t’i dërgonte në betejë rekrutët e moshës 18 dhe 19 vjeç direkt.
Kishte një periudhë tre mujore kur kjo ishte ndaluar teknikisht, por ekspertët thonë se nuk ka më një përjashtim të tillë.
Ata do të paguhen më shumë, por më pas mund do të dërgohen në llogoret ruse në shtetin ukrainas, raporton themirror.
“Nënshkrimi i kontratës do të thotë që ushtaraku mund të dërgohet menjëherë ‘në zonën e operacionit special ushtarak’, paralajmëroi gazetarja e respektuar Farida Rustamova pasi analizoi ligjet e reja.
“Ka plot shembuj se si autoritetet ushtarake i detyrojnë rekrutët të nënshkruajnë kontrata. Është e rëndësishme të kuptohet se gjatë mobilizimit kontratat bëhen të pacaktuara, domethënë nuk dihet se sa kohë do të duhet të luftoni”, shtoi ajo.
Sipas manovrës ligjore, 18-vjeçarët do të lejohen për herë të parë “të hyjnë në shërbimin ushtarak me kontratë menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme”.
Lëvizje të tjera janë duke u bërë për t’i joshur burrat e moshave të 20-at, 30-at dhe 40-at që të veshin uniformën ushtarake – me hapa delikate rekrutimi para një mobilizimi të plotë, ndërsa Putini kërkon të rrisë në heshtje, por me vendosmëri numrin e trupave