Para disa ditësh Butrint Imeri u bë kryefjalë e mediave. Këngëtari publikoi një video në Instastory ku shihej në makinë me një vajzë misterioze të panjohur për publikun. Ata këndonin bashkë një këngë të Rihannës teksa dukeshin të afërt.
Butrinti nuk e etiketoi vajzën në fjalë duke mos e zbuluar identitetin e saj. Aludimet ishin se ajo mund të jetë pjesëmarrëse në videoklipin e Butrintit. Dhe për t’i dhënë zë e vëmendje projekteve muzikore, Butrinti ka zgjedhur të ngacmojë ndjekësit në këtë mënyrë. E duhet thënë se nuk është hera e parë.
E pikërisht kështu është. Mësohet se brunja bukuroshe ashtu siç edhe ishin dyshimet tona është protagoniste e videoklipit të ri të këngëtarit. Ajo është modele dhe quhet Dragana.
Modelja dhe këngëtari kanë filmuar videon gjatë xhirimeve të klipit të ri që po realizohet në Kroaci.