Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pas mesdite në Shëngjin, ku në një atentat ka mbetur i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj.
Ai njihet si një biznesmen i fuqishëm në zonë. Sakaq ai ka kandiduar në zgjedhjet e 2021, nën siglën e PSD.
Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim, te cilat i ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sakaq autoret dyshohen te kene qene 2 persona.