Policia e Shtetit ka reaguar pas atentatit në një lokal në Shëngjin ku mbeti i vrarë 50-vjeçari Ardian Nikulaj. Ky i fundit njihet si një biznesmen i fuqishëm në zonë, pasi disponon disa biznese.
Ai po ashtu në vitin 2021 ka kandiduar për deputet nën siglën e PSD-së. Po ashtu ishte kandidat për këshillin bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.
Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim.
Njoftimi i policise:
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.