Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Evropian, Zelimkhan Abakarov ka fituar medalje argjendi në finalen e madhe të Kampionatin që po zhvillohet në Kroaci. Abakarov u mund në finale 5-2 në kategorinë së peshës 61 kg nga armeni Arsen Harutyunyan.
Sa i takon rrugëtimit të Abakarov, ai triumfoi ndaj gjermanit Stechele me rezultatin e thellë 11-0, ukrainasit Markovych 6-2 dhe gjeorgjianin Phartenadze (4-4), por Abakarov kaloi tutje për shkak të aksioneve.
Ky turne i shtohet listës së sukseseve të Zelimkhan Abakarov, pasi në Botërorin e vitit të kaluar u shpall kampion në peshën deri 57 kilogramë.