Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure te mbikalimi në Vorë në Tiranë.
Një 25 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti duke dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2023, rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë, shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.