Ergys Mërtiri ka diskutuar zhvillimet politike që kanë ndodhur me hapjen e fushatës elektorale. Mbi Partinë Demokratike, Mërtiri shpjegon që nisja e fushatës ishte normale.
Për gazetaren Rovena Nezirin, ai shprehet që PD po mban një pozicion kundër ndaj palëve kryesore në politikën shqiptare. Pra, sipas tij, Partia Demokratike po garon përballë sistemit politik në Shqipëri, të PD e konsideron si trekëndëshi i Bermudës, ku Rama-Berisha-Meta e kanë kapur sistemin dhe e mbajnë prej 30 vitesh këtë tranzicion.
Fushata e PD-së, sipas Mërtirit nuk është e përqendruar te spektakli, por te dhënia e një mesazhi. Sa për, emrat e përfshirë në PD, analisti, shprehet se në këtë kamp, ka emra të rinj të cilët nuk janë të konsumuar, duke përmendur këtu Neli Demin dhe Enriketa Papën.
Nga ana tjetër, Mërtiri thotë se deputetët e grupit të Berishës, janë ish-drejtora të cilët, nuk kanë peshë politike, por i binden ish-kryeministrit.
I pyetur nga gazetarja për gjuhën e ashpër të përdorur prej PD-së ndaj Berishës në këtë periudhë dhe jo më parë, analisti pranon që duhej të ishte bërë me kohë, pasi kështu nuk do ishte nevojshme që të merreshin me Berishën, shton ai, ku ndalet dhe te ndarja e deputetëve të Partisë Demokratike, për të cilën thotë se, përkrahja e ish-kryeministrit, ka ardhur dhe si pasojë e presionit të ushtruar prej tij, ndaj këtyre figurave.
Gazetarja: PD hapi dje fushatën, çfarë ju bëri përshtyje për mënyrën si u organizua?
Ergys Mërtiri: Ishte një fushatë normale, pati entuziasëm në kushtet e PD-së tani. Mesazhet që u përcollën kanë të bëjnë me pozicionin e kësaj partie kundrejt tre palëve: Berisha, Rama dhe Meta. PD po garon përball sistemit politik në Shqipëri që PD e konsideron si trekëndëshi i Bermudës, ku këto palë e kanë kapur sistemin dhe mbajnë prej 30 vitesh këtë tranzicion. Ndryshe nga palët e tjera Pd ka një mënyrë tjetër të të bërit fushatë, ku nuk është përqendruar të zhurma dhe dhe spektakli. Te PD, fushata është përqendruar te aspekti verbal, te fjala. Është një dallim thelbësor, pasi politika nëpërmjet mesazhit i adresohet arsyes së drejtuesit.
Gazetarja: Në gjykimin tuaj është i gjetur mesazhi që do të japë PD, duke qenë se janë tre pole përballë saj. Vetë eksponentët e PD-së janë emra prej vitesh në politikë megjithatë.
Ergys Mërtiri: Të paktën në prezantimin në fushatë kishte emra të rinj. Ishte Neli Demi që e vlerësoj si një profesionist në fushën e mjekësisë. Për mua është emër i ri, e kemi parë si profesionist, por jo në politikë. Enriketa Papa është gjithashtu një figurë e re që ofron një politikë racionale. Nga ana tjetër dhe figurat jo të reja, Alibeaj dhe Bejko janë prej vitesh në politikë, por nuk kanë patur akuza për korrupsion. Alibeaj u la jashtë prej Berishës. Janë figura që nuk janë konsumuar. Çështja e të qenit i vjetër apo i ri, nuk është në aspektin e moshës, por në aspektin e konsumimit politik. Nga ana tjetër, në krahun e z.Berisha kemi ish-drejtorë doganash, kadastrash, që janë të gatshëm të fyejnë këdo që del kundra tij. Vetë këto figura janë të akuzuara për korrupsion. Nga ky kuptim kjo është një politikë e vjetruar që sado të qepet nga Berisha është e pahermetueshme.
Gazetarja: Ndalemi te gjuha paksa më e ashpër nga eksponentët e PD-së, drejtuar përfaqësuesëve të Rithemelimit. Pse këto akzua, që mund të merren dhe si sqarim ndaj publikut, po vijnë në këtë moment dhe jo më parë?
Ergys Mërtiri: Një pyetje e drejtë, një problem i PD-së. Duhet ta kishin nisur këtë betejë më herët dhe sot nuk do ishte nevoja të merreshin me z.Berisha. Ajo që është vënë re, çfarë karakterizon PD-në, në aspektet më të larta, është që në përgjithësi ata që kanë zënë postet e deputetëve, kanë qenë figura pa peshë dhe kurajo politike. Ndërsa drejtuesit e njësive lokale kanë qenë të predispozuar të dalin në zgjedhje me 61 kandiatë, sa i përket Grupit Parlamentar kanë qenë kundër kësaj. Do ishte shaktërruese për PD-në. Në këto kushte, u janë nënshtruar presionit të Foltores. Përballë këtij presioni, deputetët e PD-së janë dorëzuar, një pjesë ka shkuar te Berisha, pjesa tjetër pret nga do anojë peshorja për t’u hedhur në kampin fitues. Një pjesë nuk do të shkojë te Berisha, por janë të frikësuar ndaj sulmeve që mund të kenë. Kjo është një problem për PD-në. Me hyrjen në zgjedhje, kjo gjë do të ndryshojë. Është prodhuar një klimë e fort anti-berishizmi, që duhet të përcillet dhe te pjesa tjetër e shoqërisë. Pjesa më e madhe e votuesve të PD-s nuk besojnë të Jorida Tabaku, Dhurata Çupi. Kërkohet distancim nga fryma e deritanishme. Këtë duhet të bëjë PD-ja.