Arrestohet për llogari të Spak, Ramazan Rrahja. Ai ishte shapll në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim gjykate për atentatin ndaj ish prokurorit, Arjan Ndoj.
SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit,
Ramazan Rrahja, është arrestuar nga policia Durresit. Blutë e qytetit bregdetar pasi kanë marrë informacione për vendodhjen e tij kanë organizuar punën, duke vënën në pranga nipin e deputetit socialist. Burime bëjnë me dije se Rraja u arrestua në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë.
Rrahja kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, ku pak javë më parë kishte mbërritur në vendin tonë nga Dubai. Burime bëjnë me dije se struktura antikorrupsion, ka mundur të sigurojë informacione se ai ka mbërritur në Shqipëri e për këtë është urdhëruar që ai të mbahet nën vëzhgim, deri në momemtin kur u vu në pranga.
Mësohet se rrahja, është kapur tek Ura e Gjolës ku ka qenë i vetëm në rrugë pa drita. Sipas burimeve, dyshohet se ka qenë duke pritur ndonjë njeri tjetër. Në atë moment aj është kapur në befasi ku policia ka ndërhyrë duke bërë të mundu arrestimin.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Vijon operacioni policor i koduar “Komploti”.
Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti.
Kapet në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje, shtetasi R. Rr.
30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë”.
Në momëntin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari R. Rr. shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.
Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit A. N., si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. Rr., kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi R. Rr. aktualisht fshihej në zonën e Krujës.
Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar R. Rr., 30 vjeç.
Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin R. Rr. dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.