Në aksidentin e ndodhur pak më parë në Poliçan, ku humbi jetën 15-vjeçari Afisaldo Zylyftari, mësohet se mjeti “Alfa Romeo”, drejtohet nga vëllai i tij15-vjeçar, Françesko Zylyftari.
Në mjet, kanë qenë dhe dy vajza, 16-vjeçarja Kristina Bregasi, e cila u plagos rëndë dhe ndodhet e shtruar te Trauma, gjithashtu dhe 14-vjeçarja e identifikuar si Amelia.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Informacion paraprak
Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.