E ftuar ditën e sotme në Studion e Televizionit Fax News, në një intervistë me Rezart Xhaxhiun ishte Mimoza Ahmetaj, diplomate kosovare si edhe ish ministre, ku u ndal të fliste për zgjedhjet në Veri të Kosovës, gjyqi që po zhvillohet aktualisht në Hagë si edhe për marrëdhëniet diplomatike me Serbinë dhe të ardhmen e tyre.
Fillimisht, Ahmetaj foli rreth zgjedhjve në Veri të Kosovës, ku u shpreh se përcaktimi i një date të re 45 ditë pas tërheqjes së kandidatëve nga listat është brenda rregullave të Kushtetutës. Diplomatja theksoi se është shumë e rëndësishme pasja e një përfaqësie nga ana Serbe në këto zgjedhje për shkak të numrit të madh të përbërjes së tyre, ku theksoi se është në të mirën e Kosovës të krijojë një klimë pozitive dhe gjithpërfshirëse për to.
Më tej, Ahmetaj foli edhe për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, ku u shpreh optimiste për të ardhmen e tyre. Teksa foli për marrëveshjen e Ohrit, ajo tha se kjo marrëveshje nuk i solli Kosovës njohjen nga Serbia, nuk as antarësimin në OKB, për më tepër i hoqi të drejtën Gjykatës Kushtetuese për të patur fjalën e fundit tek statusi i asosacionit.
Sakaq, diplomatja u ndal të analizonte edhe eurinë e gjyqit ndaj ish-krekëve të UÇK-së në Hagë, ku e paralelizoi atë me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, teksa tha se ashtu si Zenenski po lufton për të mbrojtur vendim e tij nga sulmi ushtarak, ashtu është vepruar dhe në rastin e Kosovës ndaj Serbisë.
Pjesë nga Intervista e Ahmetajt në studio:
Xhaxhiu: Cilat janë disa nga risqet eventuale që mund të mbajnë zgjedhjet në Veri të Kosovës?
Ahmetaj:Tërheqja e kryetarëve në 4 komunat në Veri të Kosovës bëri që presidentja Osmani të shpall një datë zgjedhjesh, për shkak të rrethanave të krijuara ajo i shtyu zgjedhjet për një kohë dhe tani jemi në një datë tjetër, në 23 prill ku do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Sipas Kushtetutës së Kosovës, 45 ditë që nga koha kur zyrtarët tërhiqen duhet të thirren zgjedhje të reja. Këto janë zgjedhje brenda Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese. Rreziku është që lista serbe, e cila është dominante në Veri, është deklaruar së nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet. Kjo do të thotë se 40, 000 votues janë të listës serbe, po nëse dalin vetëm 2000 votues nga kjo listë, a do të kenë legjitimitet këta të zgjedhur. Kjo mospërfaqësi në zgjedhje, duke u bazuar edhe nga marrëveshjet e arrituar në 2013 me Serbinë, e shoh si një hap pas në ndërtimin e marrëdhënieve tona diplomatike.
Xhaxhiu: Sa do t’i leverdiste Serbisë nëse do të kishte incidente në Veri gjatë këtyre zgjedhjeve?
Ahmetaj: Serbisë i leverdisë në secilin variant ta mbajë Kosovën peng, dhe të mos zgjidhen përfundimisht çështjet e hapuar me Kosovën, të mbeten peng jo vetëm në Veri, por në përgjithësi. Në interesin e tyre është që të mbahet një ‘status quo’ për Serbinë, e cila do të ishte regres për ne. Në interesin tonë ëshët të avancojmë sepse këto zgjedhje po mbahen në territorin e Kosovës, dhe duhet të jetë impenjimi i institucioneve tona që të gjejnë një formulë politike, duke u bazuar në ligje dhe Kushtetutën për të tejkaluar këtë ngërç politik.
Xhaxhiu: Një muaj pas marrëveshjes së Ohrit, sa mund të themi së janë afër apo larg një akordi final?
Ahmetaj: Marrëveshja e shumëpritur e Ohri, ka rëndësi, edhe unë jam pro marrëveshjes dhe dialogut sepse i detyrohemi gjeneratave që vijnë, që ti zgjedhim problemet dhe mos t’i lëmë të jenë barrë për ta. Megjithatë marrëveshja nuk është finale, ashtu siç edhe është zotuar kryeministri Kurti që nuk do të shkojë të dialogojë më Serbinë për tjetër gje perveç se për marrëveshjen. Si rezultat i kësaj marrëveshje, Kosovës gjithashtu nuk ia solli njohjen nga Serbia, nuk ia solli antarësimin në OKB, për më tepër i hoqi të drejtën Gjykatës Kushtetuese për të patur fjalën e fundit tek statusi i asosacionit.
Xhaxhiu: Zhvillimi juridik i gjyqit në Hagë, pse i mëshon aq shumë Haga formulimit të akuzës si si tendencë kriminale nga ana e Kosovës?
Ahmetaj: Ata mund ta formulojnë akuzën si të duan, por për ta sjellë në kontekstin e ditës së sotme, a mund ti thuhet Zelenskit se po drejton një organizatë kriminale? Jo.., ky është konteksti edhe në rastin tonë. Mbetet për tu parë se çfarë do dëshmojë ata, është dëshmitari i dytë, ashtu siç do të ketë edhe shumë të tjerë në vijim. Mbetet për tu parë ecuria, por që në kontekstin e sotëm është si Ukrania dhe Rusia.