Luizi duket se ka marrë një mision nga vëllai i madh, për të qëndruar i ftohtë në raport me Kiarën, dhe për ta bërë atë përgjegjëse në rast se nuk arrin të shpallet finalisti i parë i këtij edicioni.
Gjatë gjithë ditës së djeshme, ai ka vënë në dyshim edhe raportin e tyre, ndërkohë që Kiara është parë mjaft e prekur dhe në disa raste e përlotur nga i gjithë ky qëndrim i këngëtarit.
Në një moment Luizi sheh nga kamerat dhe thotë se ‘nuk mundem më’, duke hedhur dyshime se ky mund të jetë një dënim që ai ka marrë nga vëllai i madh.
@bbvipalb23 #bbvalb2023 #bbvipalb23 #efidhedhes #meluizin #meluizi #kiaratito #luizejlli #viral #fyp #shqiperia #albania #albanian #kosova #kosovo #bbvipalbania2 #bbva #bbvipalbania #bbvip #mikelapupa #oltagixhari #armaldokllogjeri #kristialiaj #deamichelle #deamishel #joridelli #mikelapupa #nitalatifi #ronaldosharka #kejsimejdini #kejsimedini ♬ original sound – BBVIPAlbania2023
@shqipetaret_bashke #luizejlli #meluizin #kiaratito #goviral #luizibigbrother #luizkiara ♬ Laughing – Gianluca Marino
Më herët gjatë ditës, Luizi i tha Kiarës, se duke u marrë me të për ta çuar në finale, është duke humbur lojën e tij.
Kiara i kërkoi që mos ta llogarisë atë, por të bëjë lojën e tij duke ecur para.
Por Luizi i tha se ajo u bë ‘sebepi’ që tani ka gjithë shtëpinë kundër, por pavarësisht kësaj nuk ka se çfarë të bëjë ndryshe për momentin.
Luizi: Duhet të mendoj për ty, duhet të mendoj për veten
Kiara: Mendo për veten ti jo për mua
Luizi: Kam frikë se…
Kiara: Ca ke frikë, më thuaj?
Luizi: Qysh nga rikthimi juaj, gjithçka erdhi për mbrapsht.
Luizi: Janë cuar të gjithë
Kiara: Po normal se po afron finalja
Luizi: Duke u marrë me idenë që o do coj Kiarën në finale o ska, po më ikin të gjithë këta.
Kiara: Mendo vetëm për vete
Luizi: Tani është vonë, ça u bë u bë.
Kiara: Nuk po të kuptoj
Luizi: Gabimi im ishte që i kisha vënë qëllim vetes, o të coj ty në finalë o ska. Por duke mos të cuar ty spo coj as veten. Po mos ishit rikthyer ju për mua do ishte më e thjeshtë.