Vrimat e Zeza të Kodit Zgjedhor është raporti i radhës i Qëndresës Qytetare nga analistët Valmira Hoxha dhe Gevio Tabaku. Ky raport përkon me analizimin e përdorimit të burimeve të shtetit në mbështetje të fushatave zgjedhore.
Përgjatë një analizë 3 mujore, ky raport ka evidentuar se në Kodin Zgjedhor janë disa hapësira të cilat në raport janë quajtur ‘vrima të zeza’ të cilat i lënë mundësi pushtetarëve që t’i shfrytëzojnë ato përsa u përket periudhave zgjedhore.
Ky raport evidenton se si ndryshimet e vitit 2020 në Kodin Zgjedhor i përkasin monitorimit dhe rregullimit të procesit zgjedhor vendor, dukë lënë hapësirë për shfaqjen e problemeve dhe incidentevë të mëparshme në zgjedhjet lokale. Kjo i jep më shumë pushtet kandidatëve duke forcuar ndikimin e tyre mbi shërbimet publike duke ndikuar më tepër në cilësinë e zgjedhjeve por edhe keqpërdorimin e pushtetit nga partitë e fuqishme politike.
Përsa i përket investimeve në vend, raporti evidenton se si për 2023 u vendos buxheti i shtetit prej 485 366 milionë lekësh të ardhura; 540 864 milionë lekë shpenzime, dhe si janë shpërndarë ato.
Për këtë pjesë, në studim analizohet se si të ardhurave të shtetit për vitin 2023 për vlerën mbi 1 miliardë lekë kanë pasur në fokus investimet mbi infrastrukturën, energjitikën dhe sigurinë në vend. Pjesa më e madhë e projekteve janë në proces vazhdimi dhe më pak projekte të reja për investim. Ndarja e buxhetit për investime në pushtetin vendor vendos një peshë më të madhe në Tiranë, Berat, Mat, Pogradec dhe Elbasan sakaq Gramshi, Delvina, Durrësi, Fushë- Arrëzi, Shkodra dhe Vora, kanë marrë 0 lekë investime publike.
Është pikërisht neni 91 që merren me pjesën se si duhet të alokohen, apo çfarë është e ndaluar të bëhet nga ana e qeverisë përsa i përket pjesës së investimeve. Po të marrim konkretisht është e ndaluar që një pushtetar të bëjë premtime apo investime 4 muaj para zgjedhjeve.
Përpos premtimeve, janë ndërmarrë edhe hapa konkretë për implementimin e tyre apo edhe investime të caktuara, gjë që jo vetem krijon një disbalancë për pushtetin midis partive politike me përfaqësuesit e tyre, por mund të ketë influence direkte tek komunititeti dhe votuesit.