KQZ raportoi ditën e sotme për denoncime në lidhje me disa materiale propagandistike. Duke i lënë një afat PS-së 48 orë, për të vënë në dispozicion marrëveshjet kontraktuese, të bëra nga socialistet me subjekte tregtare. Partia Socialiste i është përpigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me këtë çështje.
Në letër shkruhet se PS ka ndjekur çdo rregull sipas Kodit Zgjedhor dhe se do të disponojë materialet e kërkuara në KQZ.
Në letrën që mban firmën e Sekretarit Për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji, njoftohet se në secilën prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, pra i PS-së.
Njoftimi i KQZ-së: U raportua edhe në lidhje me denoncimet me nr. 326 ID dhe nr. 341 ID dhe raporteve të monitoruesve kundër subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për vendosje të materialeve propagandistike, në kuadër të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Shqyrtimi administrative vijon dhe Komisioneri kërkoi që subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” brenda 48 orëve të vendosë në dispozicion të KQZ-së të gjitha marrëveshjet kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare për afishimin e materialeve propagandistike pa qenë e nevojshme të sjellin aspektin financiar. Komisioneri vendosi se të gjitha subjektet zgjedhore duhet të marrin masa të menjëhershme që brenda 48 orëve të gjitha materialet propagandiste të afishura të kenë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësisë ligjore të.”