I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka qenë i ftuar Mjeshtri i Madh Moisi Dalipi për të folur për librin “Yje në fushën time”.
Ai është një prej ikonave të gazetarisë radiofonike dhe jo vetëm.
Dalipi tregoi se si lindi ideja për të sjell këtë libër, që u realizua në një kohë të shkurtër por që brenda ka shumë vlera.
“Unë e kam pasur në mendje, doja të konkretizoja punën time shumë vjecare. Tek pija një kafe me një mikun timë të mirë, ai u shpreh me këto fjalë? Në të ardhmen ku do të të lexojnë brezat ty? Brezat duhet të njohin kush është Moisi Dalipi. Është mirë që të ulesh që të bësh një libër.
Ka qenë dhjetori i 2022 që iu përvesha punës, së bashku me mikun tim. Mielli ishte gati, i mblodhëm, të gjitha materialet dhe në harkun e 2 muajve e gjysmë libri doli nga botimi. Kemi bërë promovimin në qytetin e Vlorës.
Unë i kam të përjetuara, plot emocion se unë kam qenë pjesë e radiokronistëve që kam transmetuar ndeshjet e Flamurtarit.
Po të gërmosh Flamurtarin e atyre viteve zbulon vetëm vlera“- tha ai ndër të tjera.