Ish kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama i cili e ka cilësuar opozitën si zorrën qorre të Shqipërisë.
Berisha e ironizoi në studion e emisionit “Log.” duke thënë se duket sikur i kanë hequr zorrën qorre nga barku dhe ia kanë vënë në gojë.
“Edi Rama e di që nuk ka shpresë. Përpiqet me figura dhe imazhe por është i pashpresë. E kam mundur dy herë në mënyrë solemne dhe herën e tretë do e mund në mënyrë të pashmangshme. Ai është i mjeruar. Ai ka humbur mendje. Çfarë do të bënte ai po të mos merrej me zorrën qorre.
Atij sikur i kanë hequr zorrën qorre nga barku ia kanë vënë në gojë. Ai ka disa afera të tmerrshme. Nuk e ka nga unë. E ka nga vetja e tij. Mbylli Agon Channel 110 mln. Të garantoj që Irfani do marrë më shumë. Ai do i paguajë deri ditën e fundit të jetës. Plus ka McGonigalin që është burgu i hapur në SHBA për atë njeri. Ndaj dhe ai përpiqet kështu”, deklaroi Berisha.