Modelja Jori Delli ishte e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e Big Brother, si më pak e preferuara nga publiku. Asaj iu dha një mundësi për të qenë imazhi i një kompanie fustanesh nusërie për koleksionin e vitit 2024, ofertë të cilës iu përgjigj menjëherë pozitivisht.
Nga ana tjetër po dje u shpall edhe finalistja e tretë e edicionit të Big Brother, e cila do të jetë Dea Mishel. Mes emocioneve Dea shprehu falënderim për të gjithë mbështetësit e saj.
Dea do të garojë për çmimin e madh bashkë me Luizin dhe Efin, ndërsa finalisti i katërt do të shpallet të shtunën, mes Nitës, Qetësorit dhe Krisit. Një vend në finale, dhe dy të tjerët jashtë shtëpie ditën e shtunë.