Ish kryeministri Sali Berisha, theksoi në aktivitetin “Akademia e Lidershipit për vajza”, se rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi dhe se vajzat janë kurora e kësaj të ardhme.
Berisha: E dyta që desha të them nga eksperienca ime.
Pedagog. Konstatoja se në 7 studentë të shkëlqyer, 6 ishin vajza. Mos e dhe më shumë. Konstatoja se në 7-8 diploma që drejtoja, 80-90 % e më të mirave ishin të vajzave. E prap në atë kohë, në vitet ’70, përsëri ndjehej muri i patriarkisë. Në psikologjinë e përgjithshme ndjehej se ekzistonte një diferencë mes djemve dhe vajzave.
Por ka rreth 15 viteve të fundit, që testi i intelektit, del qartësisht epror tek vajzat. Ky test përsëritet çdo 5 vite, e të paktën 3 herë me radhë dhe tani nuk e komenton kush, se intelekti është më i madh tek vajzat se sa tek djemtë.
E mbyll këtë duke thënë se në rast se rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora e kësaj të ardhme.
Ndaj dhe përbën një rëndësi të jashtëzakonshme që përkushtimi i tyre për vendin, Shqipërinë të vlerësohet në shkallë maksimale. Në mendjen e tyre, por edhe në inteligjencën e tyre emocionale e cila konvertohet në imagjinatë, intuitë dhe shumë gjëra të tjera të dobishme, qëndrojnë potenciale të mëdha, si për individin ashtu dhe për familjen dhe shoqërinë.