Me shumë mundësi N’Golo Kante do të ndryshojë ambient në verë.
Sipas raportimeve të medieve britanike, mesfushori francez është në mesin e lojtarëve që do të largohen nga Chelsea, me “blutë” që synojnë të reduktojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Në këtë situatë, Arsenal po shqyrton mundësinë e formulimit të një oferte për Kante-n, i cili kështu do të qëndronte në kryeqytetin anglez.