Mbrëmjen e djeshme, konkurrenti Luiz Ejlli, pati një takim emocionues me të ëmën e tij, Angjelina Ejlli. Një zonjë shkodrane, që prej kohësh jeton në SHBA.
Në bisedën e tyre, Luizi, i tha që në do ishte e mundur, ajo tani të ishte gjyshe dhe të jetonte me të dhe Kiarën.
Zonja Angjelina, vetëm ka qeshur në lidhje me këtë mendim të djalit të saj, i cili e ka shprehur disa herë që dëshiron të ketë fëmijë sa më shpejtë.
Nuk i dihet, me situatat e fundit, ku Kiara dhe kunati i Luizit, Sokoli, kanë patur një “mosmarrëvshje” për Instagramin e Luizit, sa do ndikojnë në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, me një vjehërr “trendy” si mamaja e Luizit, mbase për Kiarën marrëdhënia nuse-vjehërr ka për të qenë interesante.