Ka nisur ditën e sotme implementimin i fazës së dytë të ndryshimeve në sistemin gjyqësor në vend, ku shumë prej gjykatave të Apelit në rrethet e Shqipërisë do të transferohen në qytetet e tjera të afërta.
Lidhur me këto ndryshime në hartën e re gjyqësore, si dhe implementimin e fazës së dytë të procesit dhe vijueshmërisë së tij në studion e Fax News me gazetaren Roven Neziri ka qenë i ftuar avokati Arben Hoxha.
Hoxha gjatë një lidhjeje me Skype, u ndal të fliste se si ka ardhur duke u ndryshuar harta gjyqësore, dhe kush janë gjykatat që pritet të preken më shumë nga ky vendim, ku dhe u shpreh se për shkak të madhësisë së territorit të vendit tonë, por edhe nevojave të vendit për këtë shërbim, nuk mund të kemi më shumë se 10 deri në 12 gjykata.
“Sigurisht që harta e re gjyqësore parashikonte dy faza. Faza e parë ishte përsa i përket gjykatave të Apelit, i juridiksionit të përgjithshëm, të cilat janë mbyllur dhe është krijuar gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithsjhëm vetëm në Tiranë. Faza e dytë e këtij projekti përcaktonte mbylljen e disa gjykatave të rretheve gjyqësore, siç është ajo e Pogradecit, Përmetit, Tropojës dhe e disa gjykatave të rretheve gjyqësore. Sigurisht që ka qenë një fazë e ndërmjetëshme, dhe të gjitha këto gjykata do të transferohen përkatësisht: Gjykata e rrethit gjyqësor Lushnje do të shkojë në Fier, Gjykata e rrethit gjyqësor Kavajë do të shkojë në atë të Durrësit, si dhe stafi i gjykatës se Pogradecit do të shkojë në Gjykatën e Korçës. Ky ishte një hap i kohës, ne kemi qenë pro hartës së re gjyqesore përsa i përket mbylljes së disa gjykatave të shkallëve të para. Praktikisht nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe apo e jashtëzakonshme, megjithatë mbahet parasysh neni 6 i Kushtetutës Evropiane përtë Drejtat e Njeriut që ka të bëjë me të drejtat e sistemit gjyqësor.”, tha Hoxha.
Më tej avokati u ndal të shpjegonte se si ky ndryshim i ri i sistemit gjyqësor do të ndikojë në kostot për qytetarët dhe cilësinë e shërbimeve që ata do të marrin me kalimin e kohës. Kjo gjithashtu ndikon edhe në shpërndarjen e avokatëve në vend, ku disa për shkak të ndryshimit të hartës do të jenë më të privilegjuar sesa të tjerët.
“I gjithë diskursi kishte të bentë më tepër me mbylljen e gjykatave të apelit dhe krijimin e një gjykate të vetme në të gjithë territorin e Repuublikës së vendit. Sigurisht që dhoma kombëtare e avokatisë ishte kundër kësaj ideje pasi nuk kemi të paktën infrastrukturën gjyqësore dhe kjo tani është më evidente, pasi gjyqtarët nuk kanë as zyrat e tyre. Kjo ishte diçka e parakohshme përsa i përket infrastrukturës gjyqësore te vendit tonë. Ky proces kërkon përveç infrastrukturës, koheën e vetë dhe ligje në përputhe me kërkesat e procesit.”, tha avokat Hoxha.