Administratorja e Kalasë së Tiranës, Klodiana Toptani ka treguar momentin më të vështirë të jetës së saj, përballjen me 2 operacione përpara hapjes së madhe të qendrës në kryeqytet.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Toptani ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve ku mes dhimbjes dhe falenderimit në Zot tregon se si ka përballuar sfidën me kancerin në një moment të rëndësishëm të jetës së saj profesionale.
Blendi Fevziu: Kush ka qenë momenti më i vështirë?
Klodiana Toptani: Më i vështiri kur unë sa po hapja Kalanë e Tiranës diagnostikohem me një sëmundje shumë të rëndë dhe operohem me 2 operacione rresht pa e hapur akoma biznesin, njërin në Gusht dhe tjetrin në Nëntor. Ndërkohë që më 21 Dhjetor ne duhet të bënim patjetër hapjen e madhe.
Ndërsa unë sapo kisha dalë nga 2 operacione, njëri ishte shumë i vështirë, ishte rrezik jete, kancer, shumë i rëndë. I dyti ishte tëmthi, siklete edhe gjëra.
Domethënë në 2 muaj rresht. Ishte shumë i vështirë sepse unë punoja me 2 operacione, por duhej sepse ishin biznese të reja…Ishte një gjë shumë e rëndë sa nuk di, por si duket dashuria e madhe që kisha për atë projekt, nuk e di domethënë.
Doja patjetër që ta hapja, doja ta çoja deri në fund dhe çfarëdo gjëje që të ndodhte, le të ndodhte. Kurse më i bukuri ka qenë momenti kur janë hapur dyert e Kalasë, kemi pasur atë tapetin e kuq. Ka qenë gjëja më e bukur. Jam ulur në tokë dhe kam thënë “Zot faleminderit”.