Ka nisur protesta përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori. Pas më shumë se 27 ditësh, ku nuk ka asnjë informacion për dy 46-vjeçarët, familjarët i kërkojnë policisë gjetjen sa më shpejt të të afërmve të tyre, qoftë edhe trupat.
Shumë prej familjarëve nuk kanë shpresa që të afërmit e tyre të jenë gjallë, ndërkohë që ata përjashtojnë mundësinë që zhdukja të lidhet me konflikte që kanë të bëjnë me pronën.
“Kërkojmë nga shteti të pakrën trupat, jam xhaxhai i Fatmir Sulovarit, nuk kemi dyshime se të kishim do kishim komunikuar ne vetë me policinë. Shteti ka mundësinë që ti gjejë personat, nuk ka lidhje me konfliktin për pronën. Nuk ka pasur as konflikte dhe as gjëra për tokën.
Kemi ardhur që të bëjmë protestë paqësore, asnjëherë me dhunë, shteti të ngulmojë dhe ti gjejë”.
“Ne duam që shteti të bëjë kërkime dhe ti gjejë. Nuk e kuptojmë në botë se pse janë zhdukur. Shpresojmë që shteti të bëjë kërkime sa të mundet, i ka mundësitë. Do të vazhdojmë të protestojmë, të paktën sa të gjendet trupi, që ti hedhim një dorë dhe”, thotë një tjetër prej familjarëve të Sulovarit.
Hetimet e deritanishme të Prokurorisë dhe Policisë, nuk e kanë bërë të mundur zbulimin e trupave të dy 46-vjeçarëve.
Pas disa protestave në Komisariatin e Sarandës, të afërmit janë nisur në Tiranë për të kërkuar të paktën zbulimin e pajetë të trupave të të afërmve të tyre.