Detaje të jashtëzakonshme kanë dalë përpara gjykatës në Australi se si tenisti Nick Kyrgios ndihmoi policinë të gjurmonte një burrë të akuzuar për vjedhjen e makinës së tij Tesla, pasi i kërcënoi me armë nënën.
Gjykata mësoi se mamaja e moshuar e yllit të tenisit hapi derën e shtëpisë në Canberra, kur një hajdut i maskuar i drejtoi armën dhe i kërkoi çelësat e automjetit të gjelbër të Kyrgios që ishte parkuar në rrugë.
Gruaja i dorëzoi çelësat hajdutit pa bërë rezistencë dhe më pas vrapoi brenda për të kërkuar ndihmën e djalit të saj tenist dhe menaxherit të tij, Daniel Horsfall.
Menjëherë, finalisti i Wimbledon njoftoi policinë duke ndjekur në aplikacion se ku ndodhej makina, të cilës gjithashtu i kufizoi shpejtësinë, çka bëri të mundur që efektivët të binin në gjurmët e grabitësit.
Përfundimisht, Tesla u bllokua në një rrugë me trafik në Ainslie nga oficerët 35 minuta pas grabitjes, teksa autori tashmë ndodhet pas hekurave dhe pret vendimin e gjykatës.