Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama për pasuri të fituara nga buxheti i shtetit, madje ngre këtu pikëpyetje rreth shtëpisë së tij në Surrel. Ish-kryeministri deklaron se kandidatët e PS-së janë të frikësuar të dalin në debate politike, aq më tepër se edhe Rama nuk i lejon, sipas Berishës. Ai krahason situatën aktuale me atë të viteve 2005-2013, për të cilën thotë se gjatë atyre viteve u bë punë e madhe që të kishte rritje rrogash dhe një mirëqenie, një punë shton Berisha, e cila u shkatërrua gjatë qevrisjes së kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha: Nuk vijnë se i kanë xhepat të mbushura me para të vjedhura nga ju. Nuk vijnë sepse nuk i lejon Edi Rama, sepse duhet të dalë bashkë me mua në shesh para jush, të kthejë xhepat, por nuk e bën. Nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën. Jeton në saraje me 57 metër gjatësinë e themeleve, me 5000 metra oborrin, me materialet më të kushtueshme. Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE në 2014 se ka fshehur off shore 200 mln euro. Po të vijë ai para jush, nxjerr dokumentet e qindra tenderave të familjarëve të tij. Sali Berishën e kontrolloi gjithë bota dhe gjetën turpin e atyre që akuzuan asgjë tjetër. Ndryshimi më 14 maj është nja nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë. Edi Rama po kërcënon, po nuk do ketë mundësinë të vendos firmën, pasi do iki, këtë do sjellë ndryshimi me votën në 14 maj. Vendi po shkretohet, nuk ka njeri me ndërgjegje shoqërore që të mos ndiejë dhimbje kur sheh vendin e tij të braktiset. Këto vite 10 vite ne u zhytëm çdo vit e më thellë në skamje. Nga 2005-2013 në historinë tonë, për herë të parë ia dolëm të ishim më të paguarit në Ballkan, sepse të ardhurat që merrnim nga ju, i kishim për ju.