Presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi ka bojkotuar nisjen e takimit në qytetin e Vlorës, ku po prezantohet projekti i stadiumit të ri të qytetit. Shkak për këtë mungesë janë përplasjet që Idrizi ka me kreun e FSHF-së Armando Duka.
Në një deklaratë zyrtare nga ana e klubit, thuhet se ata nuk do të jenë të pranishëm në sallë, deri në momentin kur aty do të jetë Duka, pavarësisht se projekti prezantohet nga vetë kreu i qeverisë Rama.
Sipas klubit të Flamurtarit, Duka ka marrë disa ndëshkime kundrejt tyre, përfshirë dhe mbylljen e fushës së stadiumit deri në fund të këtij sezoni.
Stadiumi i ri i qytetit të Vlorës është një prej tre projekteve që synon të realizoje qeveria shqiptare.
Deklaratë zyrtare:
Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “ Petro Marko “, në një dëgjesë publike ,shpallet projekti fitues i “ Vlora Sport “.
Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit.
Kjo formë civile e protestësë , vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit , ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!