I ftuar këtë javë në emisionin “Ka motor”, i cili vjen nën moderimin e gazetares Katerina Kule ishte gazetari dhe njëherësh shkrimtari Enkel Demi.
Prej vitesh Keli e ndan jetën mes programeve të mëngjesit dhe radios, dy pasione të cilat flenë mire së bashku.
Ai nuk di të bëj një ndarje mes te dyjave duke e konsideruar veten njëri te radios, nga ku me pas doli në Kelin e programeve të mëdha, të cilat e bën edhe me te dashur për publikun.
Keli thote se midis programeve te ndryshme qe ka realizuar ka edhe nga ato te cilat kanë deshtuar por kjo gje nuk e merzit aspak.
Ndersa sa i përket televizionit sot në Shqipëri Keli e krahason me kohen ne fillimet e veta kur I ka hyre kësaj industrie teksa thote:
“Televizioni sot ne Shqiperi është nje aksident i madh, Shqipëria s’ka treg te ketë kaq shume televizione, prej vitesh ka humbur raporti i të mirave që sjell reklama dhe ne baze te atyre qe ti merr si television, pra ajo eshte cka prodhon.
Tani tv ka hyre në një faze te papercaktueshme, nuk dihet sesi financohen dhe po komercializohen per hir të krizes së vet financiare ne disa drejtime te cilat s’me pelqejne mua.
Televizioni nuk eshte shkence, është mall qe shitet dhe ne momentin qe ti shet nje mall do doje ta shisje sa me shtrenjte, kshu qe s’mund te jem i pakënaqur nga cfare del sot ne ekranet shqiptare, dhe s’jam nga ata qe kam gati nje vërejtje dhe te them kur e beja une televizionin ishte me mire, eshte zhvillimi dhe paqyrim I popullit”- tha ai.
Ndërsa sa i përket spektakleve apo formateve të emisioneve që prodhohen sot ne Shqiperi, Enkel Demi thote se producentet e kane kuptuar sesi mund te fitojne me shume dhe ndjekin rrugen per ti kapur.
“Formatet që po gelojne, shoh producente te cilet e kane kuptuar se ku është damari qe ai mund te mbledh sa me teper para. Per fat une ende s’kam dal nga moda dhe vijoj punen time”.
Po ashtu ai tregoi disa nga momentet me kulminante dhe të vështira gjatë karrierës së tij ne televizion dhe radio, ku me te veshtirat ai permend disa, duke filluar nga maratonat e zgjedhjeve te vitit 2005 per te cilen tregon se shikueshmeria ishte teper e larte, njëkohesisht edhe presioni, vdekja e Azem Hajdarit po ashtu te cilen Keli e ka raportuar ne radio ndersa ne ate kohe rrezikohej seriozisht.
Enkel Demi: Një nga momentet më të veshtira ka qenë maratona e zgjedhjeve, të lodhshme, netë pa gjume dhe tension te madh. Ne 2005 kam mbuluar maratonen në Klan, shikueshmeria ishte shume e larte, pushteti po nderrohej dhe presioni ishte I drejtperdrejte. Vitet 1996-1998 kane qenë të vështira për të bërë gazetarine, kishte shumë dhunë ndaj ne gazetarëve. Vdekja e Azem Hajdarit me kujtohet si një ngjarje, të cilën e kam raportuar ne radio ne ate kohe dhe rrezikohej seriozisht, lufta e Kosoves ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, ishte e veshtire te distancoheshe nga ngjarja dhe ta shikoje vetëm me syrin e gazetarit.