13:26 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Rriten tarifat e shërbimit në portin e Durrësit

12:12 | 08/05/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fatura 40 milionë euro për arbitrazhin në Portin e Durrësit, kompania: U dëmtuam qëllimisht

Tarifat e shërbimit portual në portin e Durrësit janë rritur lehtë krahasuar me tarifat e vitit 2021 që janë ende në zbatim. Në fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i përbashkët i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe ministres së Financave dhe ekonomisë “Për përcaktimin e tarifave të shërbimeve portuale në Autoritetin Portual Durrës për vitin 2023”.

Krahasuar me “Librin e Tarifave 2021” të APD-së që janë aktualisht në fuqi tarifat e përcaktuara në udhëzim pësojnë rritje.

Konkretisht disa prej tarifave si: tarifat e portit dhe kanalit për Anije për tragete deri në 13,000 Gt (T 1) rritet rreth 5%, tarifat e kalatës/vendakostimit për anijet me kontejnerë rritet 2,6%, për anije transporti mallrash rifuxho dhe gjeneralë rritet 2,5 %. Në të njëjtin nivel rritet edhe tarifa për përpunimin e automjeteve deri në 3,5 ton.

Shtim të tarifave ka edhe për tarifat e kalatës apo vendakostimit për mjete lundrimi, siç janë skafet turistike. Udhëzimi i ri sjell me detajuar tarifat për skafet turistike, ndryshe nga sa përcaktohen aktualisht, duke i ndarë ato në periudhë të pikun të turizmit dhe jashtë periudhës së pikut ku përcaktohen tarifa gati 50% më të ulëta se ato të periudhës qershor-shtator.
Sakaq në raportin vjetor 2020 Autoriteti Portual Durrës argumentoi se do të ketë një reformë të tarifave portuale për periudhën 2021-2023 që ka si qëllim indeksimin e tyre me inflacionin dhe jo rritjen. APD nënvizon se perceptimi i tarifave të larta krijohet në fakt nga kostot fikse të gjeneruara nga koncesionet e disa shërbimeve detare (rimorkiatorët) dhe doganore (skaneri).

“Në 20 vitet e fundit APD nuk ka indeksuar asnjëherë tarifat përkundrejt inflacionit, ndërkohë që kostot në tërësi të APD janë rritur në 20 vitet e fundit. Gjithashtu politikat tarifore të Portit kanë qenë shpesh herë jo-fleksible, duke cenuar konkurrueshmërinë e operacioneve të përpunimit në Terminalet e menaxhuara nga APD. Shpesh herë tarifat e reja të miratuara ndër vite nuk janë trupëzuar kurrë në një udhëzim të mirëfilltë të MIE dhe MFE.

Sipas analizës rajonale të tarifave portuale që kemi realizuar, shihet qartë se, pavarësisht perceptimit të përgjithshëm, tarifat portuale të APD janë tepër të ulëta (shpesh herë 35 -40% më ulët se portet e tjera të rajonit në Kroaci, Mal të Zi apo Greqi). Perceptimi i tarifave të larta krijohet në fakt nga kostot fikse të gjeneruara nga koncesionet e disa shërbimeve detare (rimorkiatorët) dhe doganore (skaneri).

Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Ekzekutive ka përgatitur për miratim nga Këshilli Drejtues, një reformë të tarifave portuale për periudhën 3 vjeçare 2021-2023. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se situate e pandemisë ka ndikuar negativisht në të ardhurat e operatorëve portualë, nuk rekomandojmë rritje të tarifave të përpunimit por vetëm një indeksim të tarifave në inflacion (në mesataren e ponderuar të inflacionit tre vjeçar), dhe tarifa të reja për operacionet dytësorë (kontejnerët bosh) dhe zonat jashtë terminaleve” citohet në raportin vjetor të APD për vitin 2020./ Monitor

Pas

Arsyeja e shtimit në peshë, Bebe Rexha zbulon sëmundjen që prek 1 në 10 gra

Para

I vendosin armën në kokë, shqiptarët marrin peng bosin e kripto-valutave

Para
I vendosin armën në kokë, shqiptarët marrin peng bosin e kripto-valutave

I vendosin armën në kokë, shqiptarët marrin peng bosin e kripto-valutave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp

Maliq/Dyshohet për vetëvrasje, gjendet pa shenja jete një 35-vjeçar në fshatin Sovjan

(VIDEO)Vlora nën tym: Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Berisha: Në tempullin e demokracisë u ngrit pretenca ndaj Ramës, farsës zgjedhore dhe shtetit të kapur

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.