18:16 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Numëruesit e votave në KZAZ/ PL padit KQZ-në për ndarjen e anëtarëve

15:55 | 08/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Numëruesit e votave në KZAZ/ PL padit KQZ-në për ndarjen e anëtarëve

Partia e Lirisë ka paditur KQZ-në në lidhje me ndryshimin e vendimit të datës 2 maj, të KAS për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Anëtarët e KAS me shumicë votash, lanë në fuqi vendimin e kryekomisionerit Celibashi që anëtari i katërt në KZAZ të ndahet mes PL-së dhe PDIU-së, të cilat do të kenë numërues vetëm në gjysmën e vendit.

Pra, është përcaktuar që nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Sakaq, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. PDIU do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër çift.

NJOFTIM PËR MEDIA 

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.17 Regj. Themeltar, Datë 06.05.2023 Regjistrimi, me:

PADITËSE:   Partia e Lirisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – (KQZ).

OBJEKTI:     Ndryshimin e vendimit nr.71, datë 02.05.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.71, datë 02.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

                                    “1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimarrje.

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjeherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Më datë 08.05.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Sokol Ibi (Relator);
  2. Edlira Petri (Anëtare);
  3. Alma Kolgjoka (Anëtare);
  4. Manjola Xhaxho (Anëtare);
  5. Blerona Hasa (Anëtare);

Me Urdhër datë 08.05.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 09.05.2023, ora 13:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në:ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

            Tiranë, më 08.05.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Pas

Me Turqinë jemi miq, jo vëllezër

Para

“Pse nuk dalim dhe ne…”, Luizi mori Kiarën në skenë dhe i bëri dedikim, Efi xheloze për moderatoren?

Para
“Pse nuk dalim dhe ne…”, Luizi mori Kiarën në skenë dhe i bëri dedikim, Efi xheloze për moderatoren?

"Pse nuk dalim dhe ne...", Luizi mori Kiarën në skenë dhe i bëri dedikim, Efi xheloze për moderatoren?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesfusha e Interit shpërbëhet, një tjetër futbollist rrezikon të ikë

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

Panik në Bllok, përfundon me aksident ndjekja policore, 4 makina të përfshira

Vizat turistike për lindje në SHBA, ambasada amerikane njofton refuzimin

Itali/ Po survejonin 2 shpërndarësit shqiptarë, karabinierët kapin në flagrancë edhe policin rrugor duke blerë kokainë

Tiranë/ Policia ndjek një makinë pasi kishte dyshime, arrestohen një person me armë zjarri

“Hamasi nuk do të ekzistojë më”, Benjamin Netanyahu: Do t’i eliminojmë plotësisht

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti z. Khaled El-Enany, ish Ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s

Debatet për vapën në Francë, Le Pen: Ajër i kondicionuar në ambientet publike

Merr fund gjyqi ndaj P. Diddy/ Shpallet fajtor për 2 nga 5 akuza, falënderon jurinë pas vendimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.