00:05 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA-ja dhe Meksika përgatiten për një krizë emigrimi

22:54 | 08/05/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA-ja dhe Meksika përgatiten për një krizë emigrimi

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha më 8 maj se do ta diskutonte krizën e migracionit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, para se të hiqen këtë javë kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës kur ishte përhapur fillimisht COVID-19.

Gjatë video-telefonatës së planifikuar më 9 maj mes liderëve të SHBA-së dhe Meksikës do të diskutohet për “emigracionin, fentanilin dhe bashkëpunimin për zhvillim”, u tha Lopez Obrador gazetarëve.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur dy vendet po përgatiten për një valë të mundshme emigrantësh në kufirin e tyre të përbashkët.

Së fundi, administrata e Bidenit është përgatitur për një rritje potenciale të numrit të emigrantëve, pasi që kufizimet kufitare të vendosura gjatë kohës së ish-presidentit Donald Trump, të njohura si “Titulli 42”, do të hiqen më 11 maj.

Këto kufizime ia lejonin SHBA-së largimin e emigrantëve, për arsye të shëndetit publik shkaku i pandemisë COVID-19, pa ua lejuar mundësinë e aplikimit si azilkërkues.

Që nga marsi i vitit 2020, raportohet se ky ligj është përdorur mbi 2.8 milionë herë për t’i dëbuar emigrantët.

Por, më 11 maj, kur shpallja e emergjencës publike shëndetësore shkaku i COVID-19 të hiqet, edhe këto kufizime do të hiqen.

Tani, sipas disa vlerësimeve, kufirin e SHBA-së pritet që të tentojnë ta kalojnë deri në 10 mijë emigratë cdo ditë pas 11 majit.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë të votojnë Aktin e Sigurimit të Kufirit në po të njëjtën ditë, më 11 maj. Ky projektligj prej 213 faqesh ringjall një sërë politikash të ish-presidentit Trump, si ndërtimi i barrierave përgjatë qindra kilometrave të kufirit me Meksikën.

Ky projektligj, që synon edhe shkurtimin e një programi që u jep emigrantëve mundësinë që të qëndrojnë në SHBA, do të ndikonte edhe te refugjatët ukrainas. Por, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Biden do ta përdorë veton ndaj këtij projektligji. REL

Pas

Rivalë për bashkinë e Tiranës, Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind Këlliçin

Para

“Do të arrini gjëra të mëdha në …”, Horoskopi i ditës së martë, 9 maj 2023

Para
Horoskopi 12 prill, shenjat që duhet të bëjnë kujdes në dashuri për sot

“Do të arrini gjëra të mëdha në …”, Horoskopi i ditës së martë, 9 maj 2023

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.