Edhe pse fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit është shoqëruar me tensione dhe akuza kundrejt kandidatëve dhe liderëve të tyre, kjo nuk ka qenë rasti për kandidatët në Librazhd.
Në një postim në Facebook, kandidati i Partisë Socialiste Mariglen Disha dhe kryetari i PD-së së Librazhdit Bujar Vreto, kanë surprizuar në takimin e zhvilluar me qytetarët, për festën e Shën Gjergjit.
Të dy kandandidatët janë parë së bashku, ndërsa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Ata duken shumë të gëzuar teksa kërcejnë pranë njeri-tjetrit, duke i harruar akuzat që zakonisht opozita dhe maxhoranca shkëmbejnë, sidomos në fushatë elektorale.
Pavarësisht se ka qenë një gjest simboli për një ditë të shënuar, ky detaj ka risjell në vëmendjen mediatike edhe njëherë akuazt nga ish kryeministri Berisha se Alibeaj komandohet dhe ka bashkëpunuar me Ramën pë këto zgjedhje lokale.
Postimi i plotë i Bujar Vretos në Facebook: