Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Prrenjas ku një person ka humbur jetën. Sipas burimeve të Faxnews, një trailer është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferja.
Trajleri ka qenë duke zbritur Qafë Thanën dhe ka rrëshkitur dhe ka goditur mjetin. Viktima dyshohet se është një shtetase e huaj.
Në timon ka qenë gruaja e cila ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka shpëtuar. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Dinamika e aksidentit
Mjeti i tonazhit të rëndë me drejtues një serb në ngjitje bëjnë me dije burime pranë vendit të ngjarjes ka humbur kontrollin në mënyrë të papritur, devijim që ka sjellë edhe goditjen e mjetit të shtetasve të huaj. Goditja ka qenë aq e fortë në pjesën fundore të mjetit të tonazhit të rëndë sa ka sjellë dhe vdekjen e drejtueses të mjetit, shtetases U.S 56 vjeçare me kombësi gjermane. Çifti mësohet se po udhëtonte me një mjet të marrë me qera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti me një të vdekur.