13:23 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Donald Trump shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj shkrimtares

21:41 | 09/05/2023
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Donald Trump shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj shkrimtares

Donald Trump ka abuzoi seksualisht me ish-gazetaren dhe shkrimtaren E. Jean Carroll në vitet 1990, e më pas ka dëmtuar reputacionin e saj duke e quajtur gënjeshtare, në këtë përfundim dolën të martën 9 anëtarët e jurisë së Nju Jorkut, pasi peshuan për rreth tre orë, argumentet dhe faktet lidhur me një padi civile kundër ish-presidentit.

Ky i fundit pritet t’i paguajë zonjës Carroll një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Vendimi i jurisë vjen në një kohë kur zoti Trump po zhvillon fushatën për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Juria e përbërë nga gjashtë burra e tre grave mori një vendim unanim lidhur me rastin.

Ish-gazetarja dhe shkrimtarja E. Jean Carroll akuzoi zotin Trump për përdhunim. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në një dyqan luksoz në Manhatan në vitin 1996.

Por zoti Trump e ka mohuar një gjë të tillë duke i cilësuar akuzat mashtrim. Ditën e hënë, gjatë paraqitjes së argumenteve mbyllëse, avokati i zotit Trump, Joe Tacopina, tha se historia e zonjës Carroll është shumë e dyshimtë për t’u besuar. Sipas zotit Tacopina, ajo e ka sajuar ngjarjen me qëllimin për të shitur një libër me kujtime të publikuar në vitin 2019, si dhe për të denigruar politikisht zotin Trump. Por të martën juria vendosi në favor të shkrimtares.

Në klimën e polarizuar politike që ekziston në vend, duket e pamundur që verdikti i jurisë të ketë ndikim tek mbështetësit kryesorë të zotit Trump, të cilët i shohin sfidat e tij ligjore, si pjesë të një përpjekjeje të bashkërenduar nga kundërshtarët e tij, për ta dëmtuar atë. VOA

Pas

Finalja e BBV2, gazetarja e njohur habit me deklaratën: Nëse nuk fitonte Luizi do digjej Tirana…

Para

Konflikti në Sudan, OKB: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

Para
Konflikti në Sudan, OKB: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

Konflikti në Sudan, OKB: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

Spiropali në Gjenevë: Multilateralizmi dhe bashkëpunimi parlamentar, kyç për paqen dhe drejtësinë globale

Berisha shpërthen ndaj Kodit Penal: “Atentat ndaj fjalës së lirë , po mbrohen Dumanët e regjimit!”

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

Lewandowski qëndron i palëkundur te Barcelona, por klubi sheh mundësinë e një shitjeje fitimprurëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.