21:10 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nxirren trupat e pajetë të dy të rejave nga humnera në Valbonë/ Bilanc tragjik në 24 orët e fundit, 3 turistë të vdekur dhe 1 i zhdukur

07:31 | 10/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nxirren trupat e pajetë të dy të rejave nga humnera në Valbonë/ Bilanc tragjik në 24 orët e fundit, 3 turistë të vdekur dhe 1 i zhdukur

Janë nxjerrë nga humnera ku ranë në Valbonë trupat e dy turisteve që humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme.

Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille ranë në një zonë të thepisur teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë.

Mësohet se ato po lëviznin në aksin Valbonë-Theth pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në greminë.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shkuan në vendngjarje shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

Ndërkohë po në ditët e fundit, një turist holandez dyshohet se ka humbur jetën në lumin Osum, pasi e ka marrë rrjedha ku ishte futur për të notuar së bashku me gruan e tij. Gjetja e trupit të 68-vjeçarit është e vështirë për shkak të prurjeve të shtuara në lumin Osum.

Bilanc tragjik për turistët e huaj ishte dhe aksidenti i ndodhur dje në Përrenjas, ku humbi jetën një 56 vjeçare me kombësi gjermane. Ajo ishte duke udhëtuar me partnerin e saj, në momentin kur mjeti i tyre është goditur nga një trajler që transportonte mallra, dhe që drejtohej nga një shtetas serb.

Çifti mësohet se po udhëtonte me një mjet të marrë me qera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti me një të vdekur./Faxweb.al 

Pas

Dita nis me vranësira, pasditja sjell shi në këto zona të territorit, parashikimi i motit për sot

Para

Rritja e çmimeve në vend, këto janë produktet që u shtrenjtuan më shumë në muajin prill

Para
Rritja e çmimeve në vend, këto janë produktet që u shtrenjtuan më shumë në muajin prill

Rritja e çmimeve në vend, këto janë produktet që u shtrenjtuan më shumë në muajin prill

Discussion about this post

 



Të Fundit

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

SHBA shtyn bisedimet për zbutjen e tensioneve me Rusinë, Moska: Shpresojmë që pauza të mos zgjasë shumë

Begaj publikon foton me liderët e Evropës Juglindore: Shqipëria ka qëndrim të qartë e të prerë për zgjidhje paqësore të konflikteve, BE të na mbështesë

Presidentja Osmani: Serbia, shteti i vetëm që u shpreh kundër deklaratës së përbashkët

Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Dyshimet e para

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.