Vlora ishte stacioni i radhës i emisionit “Me Xhaxhiun” ku më 14 maj, Ermal Dredha nga PS do të ketë përballë Hysni Sharrën e “Bashkë Fitojmë”.
Gazetarja e Faxnews Afrovita Hysja ka komentuar fushatën elektorale atje ku tha se është e qetë kjo për vetë faktin se Vlora është një bastion i majtë por edhe prej problemeve brenda PD.
Afrovita Hysaj: Kjo është fushata më e qetë që ka ndodhur ndonjëherë në këto 32 vite demokraci, nje fushate qe nuk e ka grintën dhe kjo ka bërë që premtimet dhe vizionet e shpalosura deri ne keto momente të jenë të pakta.
Janë një sërë faktorësh, Vlora është një bastion i majtë, ka 26 vite që bashkinë e ka vetëm PS por nga ana tjetër ka problematika nga kampi blu. PD vjen e percarë në këto zgjedhje.
Unë nuk besoj te surprizat sa i takon votuesve. Dihet tashmë fituesi ne njefare menyre, por duket se situata është në favor të PS.
Kandidatët kanë qenë të tërhequr nga gara.
Duke u ndalur te programet e dy kandidatëve, Dredha është fokusuar te pastrimi i qytetit, një porosi kjo e kryeministrit Edi Rama ndërsa Sharra te turizmi, investimet në qytet apo edhe ujësjellësi.
Hysaj: Deri në momentin që flasim, Ermal Dredha një ditë më parë postoi një prioritet, në mandatin e tij, ku është fokusuar te kërkesa e kryeministrit, që pastrimi do jetë prioritet. Pra pastrimi i qytetit.
Një program i mirëfilltë nuk është publikuar nga kandidati i PS. Hysni Sharra e ka prezantuar një program, jo i plotë. Ujësjellësi, investimet në qytet, turzimi, rishikimi për pasjen e nje sezoni turistik më shumë se tre muaj.Këto janë të paqarta dhe jo të plota.
Edhe në deklaratat e tyre Dredha dhe Sharra kanë qenë të qetë.
Ndërkohë ajo shtoi se PS pritet të ketë tronditje në këshillin bashkiak për shkak të problemeve.
Hysaj: Emri i Dredhës ka sjell probleme brenda PS tek ata që kanë pretenduar për të qenë vetë kandidatë dhe kjo do ndikojë në vota. Pritet të ketë reflektim të problemeve të PS në këshillin bashkiak.
(S.H.Faxweb.al)