09:49 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Trafikoi 1 ton marijuanë në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë (EMRI)

09:14 | 13/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafikoi 1 ton marijuanë në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Gregor Likaj, është vënë në pranga për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022.

Në bashkëpunim me 5 shtetasit e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Syri”, i cili fshihej në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle dhe si rezultat, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim G. L., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi G. L., në bashkëpunim me 5 shtetasit e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Syri”, që goditi ketë rast të trafikimit të lëndëve narkotike, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 mjete lundruese që u përdorën për transportimin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Si ra në grackën e policisë Fredi Beleri/ Takimi me qytetarin për 13 vota, çfarë pritet të kërkojë Prokuroria e Vlorës

Para

Çfarë duhet të bëni për të reduktuar kancerin e prostatës?

Para
Çfarë duhet të bëni për të reduktuar kancerin e prostatës?

Çfarë duhet të bëni për të reduktuar kancerin e prostatës?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Malin e Skërficës, zjarrfikës dhe ushtarë punojnë për shuarjen e flakëve

Sali Berisha paraqitet sot në SPAK, zbaton masën e sigurisë

BE-ja pezullon tarifat e saj doganore: Të shmangim provokimet! Shtëpia e Bardhë mirëpret vendimin e Unionit

Mbytet anija me emigrantë në Jemen, 68 të vdekur

Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Trump dhe nëndetëset bërthamore, çfarë fshihet pas mesazhit ndaj Putinit

“Do të sigurohem që Hamasi të mos jetë kurrë më kërcënim për Izraelin”, Netanyahu: Ata nuk duan marrëveshje

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.