22:07 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

50 qese me ushqime në këmbim të votës, në pranga 3 punonjës të bashkisë Shkodër, në kërkim një tjetër (EMRAT)

09:43 | 13/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
50 qese me ushqime në këmbim të votës, në pranga 3 punonjës të bashkisë Shkodër, në kërkim një tjetër (EMRAT)

U kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale, vihen në pranga 49-vjeçari Petrit Dyli me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër, 63-vjeçari Mëhill Volaj me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër dhe 31-vjeçari Ergys Ivziku me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

U bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porostitur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi me inicialet A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

U kapën në flagrancë duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale, vihen në pranga 3 shtetas (punonjës të bashkisë Shkodër).

Të arrestuarit, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër dhe Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

Shpallet në kërkim porositësi i pakove ushqimore, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shkodrës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për rastin e evidentuar mesditën e djeshme, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodres, ku shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, 3 punonjës të bashkisë Shkodër, të cilët transportonin me një furgon, 50 pako me ushqime.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

-E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;
-P. D., 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;
-M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me këtë rast, u bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porostitur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Çfarë duhet të bëni për të reduktuar kancerin e prostatës?

Para

Mancini i fokusuar te Përfaqësuesja e Italisë, refuzon rikthimin në klube

Para
Mancini i fokusuar te Përfaqësuesja e Italisë, refuzon rikthimin në klube

Mancini i fokusuar te Përfaqësuesja e Italisë, refuzon rikthimin në klube

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.