Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, në Faxnews ka komentuar procesin zgjedhor. Ai tha se situata ka qenë e qetë por ka pasur probleme. Sakaq i pyetur për deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha se pajisjet PEI janë hakëruar, Softa tha se nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të mund të kishim edhe tjetërsim të votës.
Softa: Këto incidente, apo ngjarje dhe denoncimet që vijnë duke u rritur tregojnë se klima në përgjithësi është e qetë por me shume probleme, diskutime . Flasim për parregullsi apo mosfunksionim te pajisjeve identifikuese të kartave të ID. Sa i takon ngjarjeve dhe incidenteve, presim të kemi një informacion më shumë nga grupet në terren. Shpresojmë të mos kemi përdorim të armëve, siçka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
Deklaratat e Berishës se pajisjet PEI janë hakëruar?
Softa: Nëse do kishte hakerim, po do vinte edhe në tjetërsimin e votës. Se nëse ka hakerim, do të thoshë të hysh ne sistem. Nuk mendoj se ka elementë të këtij sulmi por mosfunksioninm të këtij sistemi. KQZ garantoi se pajisjet jane të sigurta por rasti i Elbasanit ku nje qytetar thotë më është devijuar vota, është rast për tu verifikuar.