04:47 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kim Mehmeti: Nuk është fitore humbja e popullit dhe e vendit!

19:29 | 16/05/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kim Mehmeti: Nuk është fitore humbja e popullit dhe e vendit!

Nga Kim Mehmeti

Në Shqipëri morën fund zgjedhjet vendore. Dhe mëmëdheu u “vesh” me rozë, me ngjyrën që shënon fitoren e ’Rilindjes’, por për shumëçka edhe dështimin e vendit dhe popullit.
Dhe tani kur bëhen analizat se çka e si ndodhi, një gjë dihet: me këtë rrëgjim dhe me këtë opozitë që e lufton vetveten, në Shqipëri mund të ndodh shumëçka, por jo edhe zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe atë nëse për hiçgjë tjetër atëherë shkaku se në mëmëdhe, zhbërja e shtetit është proporcionale me forcimin e ‘Rilindjes’ dhe se, jo votuesi, por pushteti ia përcakton popullit opozitën dhe drejtuesit e saj.
Nga gjitha vlerësimet e këtyre zgjedhjeve, më i turpshëm është ai që mundohet ato t’i shpallë si të ndershme e të lira. Është i turpshëm ky vlerësim sepse poqe se do ishte ashtu atëherë del se Shqipëria ende nuk është e gatshme për sistem shumëpartiak dhe se, edhe votuesit e sotëm të saj të moshës tridhjetëvjeçare, janë mëkuar e rritur me mendësinë enveriste, me mendësinë se shteti është pronë e partisë e drejtuesi i partisë pushtetarë është punëdhënësi i vetëm i popullit.
Zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri edhe nëse nuk pasqyrojnë mendësinë një partiak të shumicës së popullit, ato shpalosin diçka shumë më të dhembshme se kaq: se për shtetin vendos krim-politika dhe se, pjesëtarët e elitave jopolitike të mëmëdheut, janë bërë ‘dëshmitarë’ të mbrojtur dhe mirë të paguar të regjimit, e që kanë vetëm një obligim ‘intelektual’: ta mbulojnë krimin politik të ‘Rilindjes’.
Këto zgjedhje vendore në Shqipëri e shpalosën edhe fenomenin që kishte ndodhur dikur në Maqedoninë e Gruevskit, të cilin askush nuk mundi ta mposhtë me votë, sepse ai sundonte sipas parimit të cilin sot e praktikon Piktori: sa më shumë varfërohet shteti e populli, aq më shumë i bie çmimi votuesit.
E kur bëhet fjalë për ‘Rilindjen’ dhe drejtuesin e saj, ai në të vërtet akuzohet për aq veprime të paligjshme e kriminale, sa mund ta shpëtojë vetëm rruga nga është katandisur: që Shqipërinë ta mbulojë vetëm portreti i tij, por ndërkohë, duke shkatërruar gjitha vlerat njerëzore dhe duke e bërë mëmëdheun atë që e thotë një komentues i shkrimeve të mia – vend ku njeriu do jetojë si në dekadat e Enverit: pa identitet njerëzor, kombëtar e profesional!
Po zgjedhjet e fundit vendore shënuan një fitore të frikshme e dështuese për Shqipërinë, por të madhe për Piktorit, për atë që është shumë llafazan për të qenë artist i suksesshëm, e shumë kloun i madh për të qenë politikan që do lodhet me hallet e popullit dhe të vendit.
Ku ta dish mbase duhet pranuar se Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është fytyra më e vërtet e politikanit që doli nga plehu politik i tri dekadave demokratike të mëmëdheut, të shtetit tonë amë ku demokracia është kuptuar si mundësi që të lejon të bashkohesh me gjitha qelbësirat për të ardhur në pushte dhe me të gjithë djajtë e kësaj bote për t’u pasuar.
Pra ku ta dish, mbase mëkot ne shpresuam se mund të ndodh e pamundura: që Shqipërinë ta bëjë shtet ai që hapur pranon se vertikalen e tij njerëzor e intelektual e përbënë ‘tallava’ muzika e Bregoviqit dhe filmat e kryeshovenit serb – ato të Kosturicës.
Pas

Sa është shifra që Chelsea i ka bërë PSG-së për Neymarin?

Para

VOA: Analistët për zgjedhjet vendore: Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve

Para
VOA: Analistët për zgjedhjet vendore: Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve

VOA: Analistët për zgjedhjet vendore: Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.