Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Keda Kaceli, e cila nuk mundi që të merte dot një mandat në kryeqytet nga koalicioni Bashkë Fitojmë, në studion e Fax News ka bërë një koment mbi zgjedhjet lokale të 14 Majit.
“Rezultati nuk ishte ai që ne prisnim, fushata me Belind Kelliçin ka qenë e mrekullueshme, dhamë gjithçka nga vetja, në kushtet ku ishim patjetër e dinim që do të ishte shumë e vështirë. Pasi kushtet ishin diktatoriale, pasi regjimi përdori të gjitha mjetet.
Duhet një reflektim brenda për brenda, PD duhet të ringrihet, sigurisht që na ka dëmtuar jashtë mase bashkëpunimi në ditën e zgjedhjeve e deri dje, mes Partisë së vulës dhe partisë në pushtet.
Do të ketë veprime, do të përgjigjemi në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve, të gjitha hilet që janë bërë qoftë gjatë 14 Majit, qoftë në ditët pasuese”, tha Kaceli.
E pyetur nga moderatorja Xhilda Kondi nëse ka fakte dhe prova për blerjen e zgjedhjeve, Kaceli tha: I gjithë bashkëpunimi në ditën e zgjedhjeve, ishte e frikshme bashkëpunimi ekzaltues mes forcave që ju thashë. Ne nuk kishim mjaftueshëm komisioner, numërues, vëzhgues. Ne ishim të përjashtuar në masë nga procesi. PS është një makineri llogaritëse, e jashtëzakonshme, organike, me patronazhistë.