Këngëtari Luiz Ejlli kë bërë një postim në rrjetet sociale, pas të gjitha lajmeve se ai ka prishur miqësinë me shokët e tij, që e mbështetën edhe publikisht gjatë kohës që ishte në Big Brother.
Në një status në Instagram, Ejlli shkruan se ata që e deshën me të vërtetë, edhe kur nuk kishte asgjë, janë vetëm njerëzit e publikut, të cilët ai i do fort.
“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur s’kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e që vazhdojnë të mos e bëjnë.
Ata që e bënin ditën natë dhe natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im, ju do Luizi fort”, shkruan Luizi në rrjetet sociale.