22:11 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohen më shumë se 26 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, shpallet në kërkim një person

10:03 | 20/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen më shumë se 26 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, shpallet në kërkim një person

Një sasi e madhe bimësh kanabisi janë zbuluar në një zonë pyjore në Malësinë e Madhe, ku policia ka shpallur në kërkim një person, shtetasin Ajet Delishaj.

Bëhet fjalë për më shumë se 26 mijë bimë me kanabis, një pjesë e të cilave kanë qenë të mbjella në parcela, dhe pjesa tjetër në kubikë

Operacioni i policisë është në vazhdën e nismës ‘Alpe të pastra’ dhe i shtrirë në pjesë të ndryshme të territorit.

Njoftimi i policisë:  

Malësi e Madhe/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të kanabisit që në fazën fillestare.

Finalizohet faza e dytë e megaoperacionit policor antikanabis “Alpe të pastra”. Asgjësohen 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20300 fidanë në kubikë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët kryesorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazën fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkoitke, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, është finalizuar faza e dytë e  megaoperacionit antikanabis “Alpe të pastra”.

Bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i planit operacional për kontrollin e territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë konstatuar në territorin e fshatin Gruemirë-Çesme, Malësi e Madhe, në ambient të hapur, 6300 fidanë të dyshuar cannabis sativa të mbjellë në tokë, si dhe 20300 fidanë në kubikë, që dyshohet se do të kultivoheshin në toka, në zona malore të Malësisë së Madhe.

Fidanët e mbjellë në tokë dhe në kubikë janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta, bazuar dhe në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur  identifikimin e njërit prej autorëve kryesorë të tentativës për kultivimm të këtyre fidanëve, konkretisht shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në fshatin Polvar, Malësi e Madhe, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Etiketa: ajet delishajKanabismalesi e madhe
Pas

Video/ Mbërrijnë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit 4 të rinjtë që vranë 15-vjeçarin në Gramsh

Para

Italia e gjunjëzuar nga moti i keq, flet gruaja që mbeti në mes të ujit e bllokuar me djalin: Po përpiqesha ti thoja që ishte një lojë…

Para
Italia e gjunjëzuar nga moti i keq, flet gruaja që mbeti në mes të ujit e bllokuar me djalin: Po përpiqesha ti thoja që ishte një lojë…

Italia e gjunjëzuar nga moti i keq, flet gruaja që mbeti në mes të ujit e bllokuar me djalin: Po përpiqesha ti thoja që ishte një lojë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.