Prej ditësh Italia është e gjunjëzuar nga moti i keq, me 14 persona që kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë që kanë mbetur të bllokuar nën ujë, dhe është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.
I tillë është dhe rasti i Fabianës, e cila ka mbetur nën ujë e bllokuar së bashku me djalin e saj, ndërkohë që ka treguar momentet e tmerrit, deri në shpëtimin e tyre nga ana e një personi të rastësishëm që u gjend pranë tyre.
“Gjithçka ndodhi papritur”, kështu nis rrëfimi i nënës së fëmijës së shpëtuar nga përmbytja në Cesena .
Gruaja shpjegoi se çfarë ndodhi në ato orë dramatike: “Ishte rreth orës një – shpjegoi Fabiana në lidhje me Barbara d’Urso – Uji ngrihej gjithnjë e më shumë, ne tentuam që të dilnim nga shtëpia, por nuk ia arritëm dot. Dera ishte e bllokuar, partneri im përdori kaçavida që të mund ta zhbllokonte dhe të na nxirrte . Kur dolëm, lumi na mori përpara.
Kishte gjithashtu shumë rrymë që nuk mund të notoja me djalin në krahë. Unë vuaj nga astma dhe kisha frikë se nuk do ta bëja dot. Kështu që u ktheva, te shkallët , dhe lëshova një ulërimë. Për fat të mirë ia kam dalë ta qetësoj djalin tim duke menduar se e gjitha ishte një lojë.”
Për të ndihmuar Fabianën dhe fëmijën e saj ishte një kuzhinier i cili ishte afër: “Kur pashë djalin që na shpëtoi, besova se do ja dilnim, pasi ishte shumë i gjatë. Dua ta përqëafoj dhe ti them faleminderit”,