14:54 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DETAJE nga përplasja në Qafë Thanë/ Shoferi i autobusit: Makina ka marrë kthesën dhe më ka prerë rrugën komplet

17:54 | 21/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qafë Thanë/ Aksidentohet me autobusin, mjeti përfshihet në flakë, disa të plagosur drejt spitalit

Detaje nga aksidenti në Qafë Thanë, ku një autobus u përplas me një automjet.

Sipas burimeve për FaxNews, autobusi ka qenë me udhëtarë nga Kruja në një vizitë në Janinë.

Mësohet se ishin duke zbritur Qafë Thanën, ndërsa mjeti tjetër ka qenë duke u ngjitur dhe ka humbur kontrollin duke i dalë përpara autobusit.

Shoferi i autobusit ka treguar se ka qenë duke zbritur kthesën e Qafë Thanës dhe mjeti i ka prerë rrugën.

Shoferi i autobusit, Ilir Alla:  Unë isha duke zbritur kthesën e Qafë Thanës poshtë. Makina që vinte sipër, duke ndërruar marshet, nuk e di mirë, ka marrë kthesën dhe më ka prerë rrugën komplet. Është kthyer në sensin e kundërt të lëvizjes dhe më ka dalë para.

Të njëjtën gjë konfirmojnë dhe dy prej pasagjerëve të pyetur nga gazetarët.

Mjeti i vogël i ka prerë rrugën autobusit. Ishim për vizitë, po ktheheshim për në Krujë.

Shoferi ishte në rregull, në krahë të vetë. Autobusi ka qenë plot. Mjeti i ka prerë rrugën autobusit.

Njoftimi i Policisë: Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pas

Aksident i dyfishtë në Lushnjë, furgoni përplaset me automjetin

Para

Kosovë, stërvitja ushtarake “Defender Europe 23”

Para
Kosovë, stërvitja ushtarake “Defender Europe 23”

Kosovë, stërvitja ushtarake “Defender Europe 23”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

Kryediplomatja evropiane Kallas pritet të nisë turneun në Ballkanin Perëndimor, këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

Papa Leoni: Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Berisha: Ervis Doçi e ka gjithçka me licencë të Edi dhe Olsi Ramës! Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.