Dita e sotme shënon një datë historike për Juventusin, pasi është edhe gjykimit rreth 15-pikshit të famshëm të ekipit. Pas 404 ditësh në mes të gjykimeve dhe vlerësimeve, madje me një sentencë të parë që anuloi vendimin e parë prej -15 pikësh në Kolegjin e Garancisë në CONI (Komiteti Olimpik Italian), do të jepet sot, me seancën që nis në orën 10 të paradites, vendimi final për Juventusin.
Në gjyqin e mëparshëm, i cili nuk pranoi dënimin e dhënë, ishte ndërhyrja e Prokurorit të Përgjithshëm të Sporteve, që çmontoi akuzën e Apelit, pasi faktet ishin zmadhuar me keqdashje, duke dhënë shembullin e “librit të Kerubinit”, i cili ishte vetëm një copë letre me shënime pakënaqësie ndaj Paratiçit.
Gjithsesi, sot, përpara se Juventusi të zbresë në fushë në transfertë kundër Empolit, trajneri Alegri dhe futbollistët e tij do të mësojnë se si mund të ndryshojë sërish renditja e tyre në Serinë A dhe se për çfarë do të jenë ende në luftë për dy javët e fundit të kampionatit.
SA PIKË PRITEN : Fakti që Kolegji i Garancisë në gjyqin e pak ditëve më parë urdhëroi rivlerësim për dënimin me -15 pikë do të thotë automatikisht se dënimi i radhës dhe final do të jetë më i ulët. Kolegji i Garancisë dhe prokurori i sporteve e pa absurd faktin që Apeli të shkojë mbi kërkesën e prokurorisë, e cila pasi kishte studiuar dosjen të kërkonte vetëm 9 pikë penalizim, ndërsa një komision që nuk e ka vlerësuar asnjëherë çështjen, të kërkojë gati dyfishin. Prandaj, ditën e sotme në Torino, të gjithë presin një maksimum prej 9 pikësh penalizim, i cili do të zbriste Juven në vendin e pestë të renditjes, ku aktualisht ndodhet Milani, duke i qëndruar kërkesës së prokurorit të çështjes.